Lajme

Rusia shpall aneksimin, Ministria e Jashtme shqiptare: Nuk e njohim, të rreme dhe në shkelje të së drejtës

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 30 September 2022

Ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë, ministria e Jashtme shqiptare ka shpërndarë me anë të një postimi në Twitter dënimin e saj për vendimin e Kremlinit.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara”, shkruhet aty.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë vijon duke thënë se “çdo aneksim të një territori të një shteti nga një shtet tjetër si rezultat i kërcënimeve dhe përdorimit të forcës përbën një shkelje të principeve të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”. /a2news

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera