Lajme

Rusia “selam” perëndimit: “Mos luani me zjarr”

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 03 March 2021

Moska e ka paralajmëruar Perëndimin që “mos të luajë me zjarr”. Ky është reagimi nga Rusia pas vendosjes së raundit të ri të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ndaj zyrtarëve të lartë rusë, lidhur me helmimin dhe burgosjen e politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Në deklaratë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i quajti sanksionet një “veprim armiqësor ndaj Rusisë”.

“Absurditeti triumfon kur arsyeja pas sanksioneve bazohet në ‘helmimin’ e pretenduar të (Aleksei) Navalnyt me ndonjë ‘agjent kimik të luftës’. Ky është vetëm një pretekst për ndërhyrjen e vazhdueshme në punët tona të brendshme dhe ne nuk do ta pranojmë këtë”, tha Zakharova.

-Advertisement-

“Pavarësisht entuziazmit të SHBA-së për sanksione, ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri interesat tona kombëtare dhe të kundërshtojmë çdo agresion. Ne u bëjmë thirrje kolegëve tanë që të mos luajnë me zjarr”, shtoi ajo, shkruan Evropa e Lirë.

Deklarata e Zakharovës vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan për vendosjen e sanksioneve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera