Rusia rrëzon tre drone që kishin objektiv Moskën

Autori: Gazeta inFokus
08:44 | 05 September 2023
Rusia ka rrëzuar të paktën tre dronë të lëshuar nga Ukraina mëngjesin e sotëm që kishin objektiv kryeqytetin e shtetit, pretendoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ministria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dy dronë mbi rajonet Kaluga dhe Tver, që gjenden në kufi të rajonit të Moskës. Droni tjetër u shkatërrua në qarkun Istra në rajonin e Moskës. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se dronët “po synoni të kryenin një sulm në Moskë”, duke shtuar se në qarkun Istra, që gjendet rreth 65 kilometra në veriperëndim të Kremlinit, është dëmtuar një ndërtesë që ofron shërbime për konsumatorët.
Ministria e Mbrojtjes nuk raportoi për dëme apo viktima në lokacione të tjera. Sobyanin tha se copëzat e dronit që u rrëzua në rajonin Tver ranë në fshatin Zavidovo. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA, në Zavidovo gjendet pallati zyrtar rezidencial i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Rezidencat kryesore të Putinit janë në Novo-Ograjovo në rajonin e Moskës, dhe Pallati i Madh i Kremlinit, ku mbahen ngjarjet kryesore. Agjencitë e lajmeve ruse kanë raportuar se pothuajse 50 fluturime janë anuluar ose shtyrë në katër aeroportet më të mëdha në Moskë: Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky.
Sulmet me dronë ndaj caqeve ruse, veçmas në Krime, gadishullin e aneksuar nga Moska më 2014 dhe në rajonet që janë në kufi me Ukrainën, ndodhin pothuajse përditë që kur dy dronë u shkatërruan mbi Kremlin në muajin maj. Ukraina shumë rrallë merr përgjegjësinë për sulme të tilla me dronë. /REL

Të tjera
-
Arrestohen dhjetë persona në Gjakovë, ishin duke luajtur bixhoz të paligjshëm
Policia në Gjakovë në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ka realizuar ...
-
“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, vëllezërit e Hashim Thaçit kryejnë vizitën në EULEX
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te a...
-
“Drejtësi, jo politikë”, disa të rinjë protestojnë para zyreve të EULEX-it ku po qëndron Thaçi
Disa të rinj janë mbledhur para EULEX-it në Fushë Kosovë dhe po protestojnë n...
-
Vizita te Hashim Thaçi në zyrat e EULEX, përveç vëllezërve shkon edhe bashkëshortja
Ish-presidenti Hashim Thaçi kaloi natën në hapësirat e EULEX-it pas vizitës q...
-
BE-ja kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armạtimin
Gatishmëria mbrojtëse e Evropës duhet të rritet masivisht. Ky ishte vendim i ...
-
Deklarta e plotë që u nënshkrua mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë e ka publikuar tekstin e plotë të Deklara...
-
Për 24-orë policia i shqipton mbi 2 mijë e 390 gjoba
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 390 tiketa trafiku. ...
-
Një person u rrạh dhe u sụlmua me thịkë nga gjashtë të tjerë në Podujevë
Një person është rrahur dhe është sulmuar me thikë nga gjashtë të dyshuar, në...
-
Ish presidenti Thaçi po qëndron në Kosovë, familjarët e tij shkojnë ta vizitojnë në selinë e EULEX-it
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Kosovë. Ai dje ishte...
-
Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përput...
-
Disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë, KRU “Prishtina” del me sqarim
Disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti në rrjet....
-
Vidhet një veturë me targa të Gjermanisë në Prizren
Një person në Prizren ka raportuar në polici se vetura e tij me targa gjerman...