Lajme

Rusia pretendon se ka marrë krejtësisht nën kontroll dy termocantralet bërthamore të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 09 March 2022

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë po pretendon se ka marrë nën kontrollë dy termocentralet bërthamore të Ukrainës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ku i është bashkangjitur edhe një fotografi e një ushtari rus në Cernobil, ata kanë deklaruar se gjatë një operacioni special është arritur kontrolli në Çernobil dhe Zaporozhye.

“Gjatë operacionit special në Ukrainë, është vendosur kontrolli mbi termocentralet bërthamore të Çernobilit dhe Zaporozhye. Kjo është bërë ekskluzivisht për të parandaluar çdo përpjekje për të organizuar provokime bërthamore, që është një rrezik që padyshim ekziston”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

-Advertisement-

Kujtojmë se tashmë 14 ditë Rusia filloj sulmet për pushtimin e Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas sot iu bënë thirrje forcave ruse për t’i përmbushur zotimet e tyre dhe për armëpushim lokal për shkak të korridoreve për largimin e civilëve nga vendi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera