Rusia pretendon se e ka penguar ofensivën ukrainase në Donjeck

Autori: Gazeta inFokus
09:20 | 05 June 2023
Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se e ka penguar një ofensivë masive ukrainase në Donjeck.
Ajo ka pretenduar se i ka vrarë 250 trupa ushtarake ukrainase, dhe se ka shkatërruar pajisje të armatosura.
Në video – për të cilën Rusia ka thënë se shpërfaq betejën – shihet një betejë lufte me shumë pajisje luftarake të përfshira nga flakët.
Kievi nuk e ka komentuar ende këtë pretendim, dhe as Radios Evropa e Lirë nuk e ka verifikuar atë në mënyrë të pavarur.
Për kundërofensivën ukrainase flitet shumë në muajt e fundit, dhe Kievi ka thënë se nuk do të japë paralajmërim për nisje të saj.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina e ka nisur “ofensivën e shkallës së gjerë” në rajonin e Donjeckut, duke i përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh.
Ajo ka pretenduar se ukrainasit kanë tentuar të depërtojnë në mbrojtjen ruse, por se, sipas ministrisë, “nuk ka pasur sukses”.
Moska ka pretenduar se Ukraina i ka humbur 250 trupa ushtarake dhe 16 tanke.
Ukraina është duke u përgatitur që disa muaj për kundërofensivë.
Mirëpo, ajo ka kërkuar sa më shumë kohë që mundet për t’i trajnuar ushtarët dhe për të marrë ndihmën e ofruar nga aleatët perëndimorë.
Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar kundër spekulimeve publike për ofensivën, duke thënë se diçka e tillë do t’i ndihmojë armikut.
“Planet e duan qetësinë. Nuk do të ketë njoftim për nisje”, ka thënë Ministria ukrainase e Mbrojtjes, të dielën.
Rëndësia e kundërofensivës është e madhe, pasi Qeveria në Kiev duhet t’ia dëshmojë popullit të Ukrainës – por edhe Perëndimit – që mund t’i thyejë linjat ruse dhe t’i rikthejë territoret e pushtuara.
Ndërkohë, luftëtarët që e kundërshtojnë Qeverinë në Moskë, kanë thënë se i kanë zënë disa ushtarë rusë në Belgorod, afër kufirit me Ukrainën.
Ky pretendim është bërë nga Legjioni i Lirisë së Rusisë, bashkë me Trupat Vullnetare ruse.
Të dyja grupet kërkojnë rrëzimin e presidentit rus, Vladimir Putin nga pushteti.
Ato e kundërshtojnë luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...