Lajme

Rusia pranon pjesën e parë të ndihmës nga SHBA-ja

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 22 May 2020

Një aeroplan ushtarak amerikan që transportonte ventilatorë, ka ateruar në Moskë, për të ndihmuar Rusinë në betejën e saj kundër shpërthimit të koronavirusit të ri.

“Sapo mbërriti aeroplani amerikan me ndihmë humanitare nga njerëzit e Shteteve të Bashkuara për njerëzit e Rusisë. Në kohë krize, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të punojnë së bashku për të shpëtuar jetë”, tha Rebecca Ross, një zëdhënëse në Ambasadën e SHBA-së në Moskë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara tha se dërgesa është pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të siguruar furnizime “për njerëzit në nevojë në të gjithë botën”.

-Advertisement-

Qeveria e SHBA-së planifikon të dhurojë më shumë 200 ventilatorë mjekësorë në Rusi. Pas SHBA-së, Rusia është vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve me koronavirus. Deri më tani në Rusi janë konfirmuar 317.554 raste me koronavirusin e ri, ndërsa numri i vdekjeve është 3,009.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se një dërgesë tjetër e ventilatorëve amerikanë pritet të arrijë javën e ardhshme. Në muajin prill Rusia dërgoi ventilatorë në Shtetet e Bashkuara pasi shumë qytete, përfshirë Nju Jorkun, u përballën me mungesë të këtyre pajisjeve. Uashingtoni tha se kishte paguar për pajisjet./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera