Rusia përmes Serbisë kontrollon tregun rajonal energjetik

Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 22 January 2023
Rusia që nga ardhja e Putinit në pushtet në vitin 2000 deri në shkurt 2022 kur edhe kishte shpërthyer lufta në Ukrainë, kishte arritur që përpos kontrollit të plotë të Brukselit ta kontrollonte dhe orientonte pothuaj tërë tregun e energjisë në Evropë dhe një një pjese të madhe të Azisë. Kush kontrollon energjinë, kontrollon dhe politikën.
Pa energji sot s’mund të prodhohet as ujë e ushqim në përmasat e mëdha që kërkohen, se lëre më gjëra tjera, thjeshtë pa energji s’ka ekonomi. Aktualisht nuk ka kontinent më të pashpresë për energji sesa Evropa dhe kjo flet më së miri për ndikimet e jashtme në të.
Ndërkohë, ishin dhe janë burimet e mëdha energjetike të Rusisë ato që po ia mundësonin një depërtim të tillë në një Evropë gjithnjë e më të varur nga importi i energjisë. Ndërsa Rusia në Ballkan Perëndimor po e kontrollonte tregun energjetik përmes Serbisë më në krye Shërbimin Sekret të saj. Fuqizimi i Serbisë në Ballkan Perëndimor nga viti 2000 deri në 2022 ishte pikërisht investim rus në funksion të ri-ngjalljes së lavdisë ruse.
Martin Berishaj po del të jetë pikërisht ajo infrastruktura njerëzore që në Ballkan Perëndimor po zbatonte politikat energjetike serbe, pra ruse, sepse përndryshe s’do të mund të hynte kurrë në një treg të tillë të kontrolluar tërësisht nga serbët, pra në një rrjet rajonal përmasash mafioze. Në këtë kuadër Rusia – sikurse në BE – edhe në Ballkan Perëndimor po investonte në krijimin e një klime sa më të favorshme politike, kuptohet duke na i shitur për patriotë politikanë të caktuar, se ndryshe asesi s’bënte.
E investimi më i madh që Rusia përmes Serbisë e ka bërë në Ballkan Perëndimor ka qenë përmbysja e realiteteve politike përmes mega-investimeve nëpër parti të ndryshme politike, në
media, shoqëri civile e opinionistë të ndryshëm, dhunimet dhe minimet e demokracive, bllokimi i perspektivës evropiane për rajonin duke e detyruar Brukselin për një gjë të tillë, si dhe rritja e antiamerikanizmit në rajon si synimi madhor rus për t’u afirmuar dhe pse jo imponuar si alternativë ndaj Perëndimit.
Fakti që Martin Berishaj na del i së njëjtës linjë me Damir Fazlliçin në Shqipëri, tregon se sa thellë ka depërtuar Serbia, pra Rusia, në hapësira shqiptare. Fakti që një pjesë e politikës së Kosovës është në linjë të plotë me një pjesë të Shqipërisë për ta minuar qeverisjen atje, flet shumë për këtë lidhje të rrezikshme. Fakti që në Slloveni mund të bjerë qeveria pikërisht për shkak të lidhjeve të dyshimta me kompanitë serbe të energjisë flet shumë se sa thellë i ka futur rrënjët Serbia, pra Rusia, në ndërrimin e qeverive dhe pse jo kontrollimin e tyre në rajon. Fundja, kur Rusia ia kishte dalë ta kontrollonte pothuaj tërë tregun energjetik të BE-së, Ballkani Perëndimor do të ishte kafshatë tepër e lehtë për të.
Në këtë kuadër duhet kuptuar listat e zeza të SHBA-së ndaj politikanëve të caktuar të rajonit, përfshirë ata shqiptarë, intensifikimin e zgjerimit të BE-së e NATO-s sa më afër kufirit rus, shtrirjen në Ballkan Perëndimor të një rrjeti diplomatësh amerikanë me përvojë, mbështetjen e fuqishme amerikane të Ukrainës për ta lodhur ekonomikisht Rusinë, detyrimin e Evropës që të mos importojë më energji ruse si dhe intensifikimin e përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve në Ballkan Perëndimor sikurse që është ai mes Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...