Lajme

Rusia paralajmëron manovër ushtarake të shkallës së gjerë, kur tensionet me Ukrainën janë të larta

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 21 January 2022

Në kulmin e tensioneve, lidhur me Ukrainën, ndërsa perëndimi parashikon se Moska mund të pushtojë shpejt shtetin fqinjë, Rusia njofton për mbajtjen e një manovre ushtarake në shkallë të gjerë, në Atlantik, Arktik, Paqësor dhe në Mesdhe.

Në stërvitjen e planifikuar për në janar dhe shkurt janë përfshirë më shumë se 140 anije, mbi 60 avionë dhe 1000 pajisje të tjera ushtarake, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë.

Rreth 10000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë manovër. Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi, se qëllimi kryesor i stërvitjes së planifikuar është “mbrojtja e interesave kombëtare ruse në oqeane dhe për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj Rusisë prej oqeaneve”.

-Advertisement-

Në atë që konsiderohet një tjetër sinjal për përshkallëzimin të situatës, Shtetet e Bashkuara lejojnë vendet baltike që të furnizojnë Ukrainën me armët e prodhuara në SHBA. Uashingtoni bëri të ditur se Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe Britania e Madhe kanë marrë lejen që nga arsenalet e tyre të dërgojnë në Ukrainë pajisje ushtarake të prodhuara nga SHBA, por nuk janë dhënë detaje për llojin e armëve. DW citon një zyrtarë të thotë se Estonia mund të dërgojë armë artilerie Javelin, ndërsa Lituania raketa të mbrojtjes ajrore Stinger. Bazuar në rregulloret e kontrollit të eksportit të armëve shtetet duhet të marrin lejen e departamentit amerikan të shtetit para se të dërgojnë armë të treta të marra nga SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera