Lajme

Rusia: Nuk ka shanse për bisedime tani për tani

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 06 December 2022

Kremlini iu është përgjigjur komenteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se një paqe afatgjatë është e nevojshme, por që për momentin “nuk ka shanse” për bisedime.

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Rusia se mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për t’u larguar nga Ukraina pa negociuar një marrëveshje afatgjate.

Ai tha se Moska mund të kërkojë një periudhë për të pushuar, rigrupuar dhe sulmuar edhe një herë më shumë Ukrainën, shkruan Sky News.

“Një nga gjërat që ju mund të paramendoni është që Rusia është duke tentuar ta gjejë një rrugë dalëse. Derisa Rusia nuk shfaqet e interesuar në diplomaci të mirëfilltë, ajo nuk mund të shkojë askund”, tha Blinken.

Në përgjigje ndaj këtyre deklaratave, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Se përfundimi duhet të jetë një paqe e qëndrueshme, ne mund të pajtohemi, por sa i përket disa mundësive për negociata, ne nuk shohim asnjë mundësi të tillë për momentin”, tha Peskov.Ai shtoi se në mënyrë që të ketë bisedime me partnerë të mundshëm, Rusia duhet t’i përmbush qëllimet e “operacionit të saj special ushtarak”.Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ai do të ishte e gatshme për bisedime me homolgun e tij rus, Vladimir Putin, nëse ai do të ishte i interesuar për ta përfunduar luftën, por duket se bisedimet në mes ShBA-së dhe Rusisë nuk do pritet të ndodhin së shpejti, teksa dy palët duken të papërgatitura për t’u zbrapsur prej kërkesave të tyre.

Të tjera