Lajme

Rusia, notë proteste SHBA-së për postimet në mbështetje të protestave për Navalny-n

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 26 January 2021

Rusia i dorëzoi notë proteste SHBA-së për shkak se Ambasada Amerikane në Moskë ka bërë postime në mbështetje të protestave që u zhvilluan në fundjavë për lirimin e opozitarit të arrestuar rus, Alexei Navalny.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë për kanalin shtetëror “Perviy” rikujtoi se ambasada e SHBA-së në Moskë ka bërë postime nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat mbështesin protestat e mbajtura nga mbështetësit e opozitarit rus të arrestuar, Alexei Navalny.

Duke theksuar se postimet në fjalë i kanë vlerësuar si “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Rusisë”, Zakharova tha se ambasadori i SHBA-së në Moskë, John Sullivan, është thërritur në ministri. Duke e ftuar SHBA-në që t‘u përmbahet ligjeve të Rusisë, Zakharova bëri të ditur se “palës amerikane iu dorëzua notë proteste”. Disa kompani amerikane të internetit kanë ndarë informacione “të rreme” lidhur me protestat, njoftoi Zakharova, duke shtuar se po shqyrtohen edhe këto pretendime. Ambasada e SHBA-së në Moskë javën e kaluar nëpërmjet rrjeteve sociale postoi orën dhe vendet e protestave që do zhvilloheshin në vend.

-Advertisement-

Protestat e mbajtura për lirimin e Navalny-t
Më 23 janar në Rusi u zhvilluan protesta pa leje ku morën pjesë dhjetëra mijëra persona për lirimin e opozitarit rus Alexei Navalny i cili është i arrestuar. Ishte bërë e ditur se në protestat e mbajtura në të gjithë vendin u arrestuan mbi 3 mijë persona. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mbrojtur idenë se protestat e mbajtura me qëllim për të mbështetur Navalny-n janë “të paligjshme dhe të papranueshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera