Lajme

Rusia lëshon raketën më të madhe që prej rënies së Bashkimit Sovjetik

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 29 December 2021

Duke vijuar luftën për militarizimin e hapësirës, Rusia lëshoi raketën më të madhe që prej rënies së Bashkimit Sovjetik 30 vite më parë. Me një peshë prej 761 tonësh, raketa Angara A-5, 64 metra e gjatë, u nis nga kozmodromi Plesetsk në Rusi, duke marrë vlerësimet e presidenti Vladimir Putin.

Raketa që është e teknologjisë së fundit mund të dërgojë në hapësirë satelitë ushtarakë, pasi pikërisht në hapësirë mendohet se do të zhvillohen edhe konfliktet e të ardhmes.

Programi hapësinor i Rusisë, i nisur pas Luftës II Botërore, kulmoi me hedhjen e satelitit të parë në hapësirë në vitin 1957 dhe njeriut të parë në hapësirë në vitin 1961. Por që prej rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Rusia ka mbetur pas në këtë garë, raporton A2news.

-Advertisement-

Raketat Angara, të quajtura sipas lumit me të njëjtin emër në Siberi, që burgon nga liqeni Bajkal, janë modeli i parë i ri që ndërtohen pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ato do të zëvendësojnë raketat Proton në vitet 1960, të cilat kanë shfaqur defekte të ndryshe në vitet e fundit. President Vladimir Putin shpreson që këto raketa do të gjallërojnë industrinë hapësinore ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera