Rusia kryen sulme të reja në Bahmut dhe Harkiv
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 27 May 2023
Luftimet kanë vazhdar në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, epiqendrën e luftës në Donjeck, përderisa Rusia po vazhdon të sulmojë këtë qytet dhe vendbanimet përreth me avionë, tha ushtria ukrainase më 27 maj.
Një raketë goditi gjatë natës një fshat në rajonin e Harkivit, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, më 27 maj, duke shtuar se ky sulm shkaktoi dëme materiale, por nuk raportoi për viktima.
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 25 sulme ruse ndaj pozicioneve të tyre në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në informacionet e përditësuara për luftën të publikuara më 27 maj.
Luftimet më të ashpra po zhvillohen në vijën e frontit Liman-Bahmut-Avdijivka-Marjinka, në rajonin e Donjeckut, tha ushtria ukrainase, duke kundërshtuar edhe një herë pretendimin e Moskës se ka kapur Bahmutin. Ky qytet ka qenë epiqendër e një beteje disamujore për kontrollin e rajonit të Donbasit.
Luftime po zhvillohen edhe përreth Kupjanskut, në rajonin e Harkivit, ku forcat ruse po tentojnë të konsolidojnë pozicionin e tyre taktik, tha ushtria e Kievit.
Trupat ruse po ashtu kanë kryer disa sulme ajrore në Avdijivka, Bilohorivka dhe Vuhedar.
Luftimet e fundit vijnë pasi dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një serie sulmesh ruse me raketa dhe dronë në disa rajone ukrainase, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev, më 26 maj.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dy fëmijë u vranë dhe 25 persona u plagosën, në një spital në Dnipro. Ai tha se ky sulm rus “është edhe një krim tjetër kundër njerëzimit”.
Kjo ishte hera e trembëdhjetë brenda këtij muaji që forcat ruse sulmuan me raketa dhe dronë kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Ndërkaq, guvernatori i rajonit rus të Belgorodit, që gjendet në kufi me Ukrainën, pretendoi se ushtria ukrainase qëndron prapa dhjetëra sulmeve me artileri dhe dronë përtej zonës kufitare. Megjithatë, autoritetet ruse nuk raportuan për viktima.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...