Lajme

Rusia kërkon nga BE presion mbi Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 21 August 2018

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi sot se shqiptarët e Kosovës ‘nuk arritën të përmbushin’ marrëveshjet me Serbinë dhe se BE-ja duhet të ndikojë te Kosova.

në fillim të bisedimeve me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq vlerësoi se marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit janë duke përparuar në çdo fushë, transmeton kp.

“Kontaktet tona kanë qenë intensive. Mbaj mend ngrohtësinë e vizitës sime në Serbi në shkurt, kur ne festuam 180-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas kësaj, kemi pritur më 8 dhe 9 maj, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores, dhe përveç kësaj gjithashtu kishte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Ne e çmojmë shumë “, ka thënë Lavrov.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera