Lajme

Rusia kërkon nesër takim urgjent të OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 17 March 2022

“Ne kemi vendosur të mos e votojmë projekt-rezolutën tonë humanitare për Ukrainën nesër, por nuk po e tërheqim atë. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë një takim të ri urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mëngjes lidhur me laboratorët biologjikë të menaxhuar nga SHBA. “

Kështu ka thënë ambasadori i Moskës në OKB, Vassily Nebenzia.

Ndersa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë të re telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

-Advertisement-

“U diskutua mbështetja për ukrainasit në luftën kundër agresionit rus. Theksi ishte në vazhdimin e dialogut paqësor. Ne duhet të forcojmë koalicionin kundër luftës”, shkroi Zelensky në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera