Rusia kërcënon Bosnjën! Nëse tenton të futesh në NATO, do e pësosh si Ukraina. Reagon ambasada amerikane në Sarajevë
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 18 March 2022
Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina mund të përsojnë fatin e Ukrainës, nëse bashkohen me aleancën ushtarake të NATO -s .
Deklarata e fortë u dha të enjten, ku ambasadori i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov, tha se vendi ishte i lirë të bënte zgjedhjen e tij në lidhje me NATO-n, por paralajmëroi se Kremlini do të “përgjigjej”.
“Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është një çështje tjetër”, tha ai për Ftv.
Këto kërcënime, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.
“Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tëitter.
Reagimi ka ardhur edhe nga presidenti i Federatës Ruse në Bosnje-Hercegovinë (BeH), Igor Kalabukhov, Zheljko Komshiç, i cili tha se vendosin vetë se a anëtarësohen ose jo në NATO.
“I dënoj ashpër kërcënimet e ambasadorit rus në BeH, duke komentuar mundësinë e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në NATO. Mesazhi i ambasadorit rus se do të pasojë reagimi i Rusisë, duke përmendur shembullin e sulmit të Ukrainës nga Rusia, është i paekuivok dhe i papranueshme për Bosnje-Hercegovinën”, tha Komshiç, transmetojnë mediat boshnjake.
Të tjera
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje nga ora 13:30. ...
-
Tahiri: Kurti po e turpëron shtetin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin...