Auto&Tech

Rusia kërcënon me bllokim të Facebook-ut

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 18 April 2018

Shefi i rregullatorit të mediave në Rusi, Roskomnadzor, tha se agjencia e tij mund të përpiqet të bllokojë Facebook-un, nëse inspektimet e këtij viti zbulojnë se ai nuk është duke vepruar në përputhje me ligjin që kërkon nga rrjetet sociale të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve rusë në serverët rusë.

Në një intervsitë të publikuar për gazetën Izvestia, Aleksandr Zharov tha se Rokomnadzor ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Facebook-ut çdo gjashtë muaj.

“Ka dispozita që duhet të zbatohen, përfshirë lokalizimin e të dhënave të përdoruesve rusë në territorin rus dhe heqjen e përmbajtjes së paligjshme”, tha Zharov.

-Advertisement-

“Nëse diçka e tillë nuk realizohet ose nëse Qeveria ruse nuk njoftohet me qëllimet e Facebook-ut, çështja e bllokimit të tij me siguri se do të ngrihet”, shtoi Zharov.

Roskomnadzor ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Facebook-un dhe rrjetet e tjera sociale se ato mund të ndalohen në Rusi këtë vit, nëse nuk veprojnë në përputhje me ligjin për magazinimin e të dhënave.

Më 16 prill, Roskomnadzor ka filluar bllokimin e qasjes në aplikacionin e mesazheve Telegram, në përputhje me vendimin e një gjykate më 13 prill. /REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera