Lajme

“Rusia ka vrarë dy herë më shumë ukrainas në Mariupol sesa nazistët”

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 01 May 2022

Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka deklaruar se ushtria ruse ka vrarë dy herë më shumë ukrainas në Mariupol brenda dy muajve, se sa që kishin vrarë nazistët brenda dy vjetëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Në dy vjet, nazistët i vranë 10,000 civilë në Mariupol. Pushtuesit rusë i vranë mbi 20,000 banorë të Mariupolit në dy muaj si dhe i larguan me forcë 40,000 njerëz”, ka thënë kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko.

“Ky është një nga gjenocidet më të tmerrshme të popullatës paqësore në historinë moderne. Ushtria ruse po synon dhe po shkatërron pa mëshirë qytetin tonë dhe banorët e tij”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera