Rusia josh Turqinë me marrëveshje raketash
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 18 November 2017
Planet e Turqisë për të blerë sisteme raketore ruse S-400 alarmojnë aleatët e saj perëndimorë, por janë pjesë e një partneriteti akoma më të gjerë me Rusinë që do të ketë një impakt të dukshëm në Ballkan.
Pas vizitës së tij të fundit në Rusi për të takuar presidentin Vladimir Putin më 13 nëntor në Soçi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kishin vazhduar “të thelloheshin”.
Kjo ishte e qartë nga fakti se takimi i Putinit dhe Erdoganit zgjati më shumë se katër orë – në fillim me delegacionet zyrtare të të dy vendeve dhe më vonë në një takim kokë më kokë.
Sipas deklaratave të dy liderëve para dhe pas takimit të tyre, lista e gjatë e temave jo shumë të lehta përfshinte Sirinë, çështjet e energjisë, stacioni bërthamor në Akkuyu, turizmi, bashkëpunimi ushtarak dhe ekonomia.
“Të dyja palët janë dakord që vendet dhe popujt tanë duhet të jenë më të afërt dhe të kenë bashkëpunim më të ngushtë në çdo fushë,” tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me Putinin pas takimit.
Erdogan vuri në dukje se kjo ishte vizita e tij e tretë në Rusi dhe takimi i tij i gjashtë me presidentin e Rusisë vetëm këtë vit, duke përsëritur dëshirën e tij për të rritur tregtinë bilaterale në 100 miliardë dollarë.
Raketa ruse për një vend NATO-jeSipas deklaratave të Erdoganit para takimit, të dy liderët duhet të diskutonin gjithashtu detajet përfundimtare të një marrëveshjeje sipas të cilës Turqia, edhe pse një vend anëtar i NATO-s, do të blejë sistem raketash sipërfaqe-ajër S-400 nga Rusia.
Marrëveshja e armëve ka shkaktuar polemika dhe shqetësime midis aleatëve të NATO-s në muajt e fundit.Shërbimi për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik i Rusisë, FSMTC, njoftoi marrëveshjen për dërgimin e sistemeve S-400 në Turqi në shtator.
Që atëherë, zyrtarët turq dhe rusë kanë konfirmuar se Turqia ka bërë një pagesë paraprake për sistemin e armëve, dërgimi i të cilave është programuar për vitin 2019.“Ne kemi blerë sistemet raketore S-400. Kjo është bërë. Tani kemi vetëm detaje,” tha ministri turk i mbrojtjes Nurettin Canikli më 11 nëntor.
Pas takimit Putin-Erdogan ditën e martë, SHBA shprehu shqetësime rreth blerjes, edhe pse u përqendrua më shumë në aspektin teknik, sesa në aspektin politik apo në aspektet e sigurisë së blerjes.
“Ky është një vendim sovran për Turqinë. Është e qartë se nuk do të jetë ndërveprues me NATO-n,” tha të martën sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis në Uashington.
“Kështu që ata do të duhet të marrin në konsideratë nëse do ta vazhdojnë apo jo,” shtoi ai.
Orkhan Gafarov, një ekspert me Qendrën Davis për Studimet Ruse dhe Euroaziatike në Universitetin e Harvardit, tha për BIRN se Turqia nuk ishte vendi i parë i NATO-s që blinte sisteme ruse armësh.
“Turqia si një vend anëtar i NATO-s mund t’i blejë këto sisteme raketore ruse duke qenë se Greqia, një tjetër vend i NATO-s, bleu një sistem raketash më të ulët të quajtur S-300 më parë,” shpjegoi Gafarov.
Megjithatë, një tjetër ekspert për marrëdhëniet Rusi-Turqi, Kerim Has, në Universitetin Shtetëror të Moskës, tha për BIRN se ndërsa detajet e kësaj marrëveshjeje nuk dihen ende, vënia në zbatim e saj do të mbetej “një rrugë e gjatë dhe e vështirë”, pasi marrëveshja mund të ndikojë shumë në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Turqisë.
Ai shtoi se pavarësisht marrëveshjes së dukshme për blerjen e sistemeve S-400, Turqia po vazhdon ende të negociojë blerje të mundshme sistemesh armësh të ngjashme nga prodhues francezë dhe italianë.
“Është e qartë se si Ankaraja ashtu edhe Moska kanë objektiva dhe interesa të ndryshme në nënshkrimin e marrëveshjes së S-400,” tha ai.
“Ankaraja synon t’i tregojë Perëndimit një “partneritet alternativ ushtarak” të mundshëm dhe të shantazhojë NATO-n me orientimin e saj gjeopolitik, ndërsa Moska synon të largojë Turqinë nga NATO, ose të paktën të hapë një përçarje serioze në Aleancë,” shpjegoi ai.
“Megjithatë, nuk do të ishte e saktë të thuhet se lidershipi politik turk i ka mbyllur të gjitha dyert për partnerët e saj perëndimorë,” shtoi ai.
Rusia dhe Turqia kanë ende konflikte interesiPërveç përqendrimit në përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, ka çështje të tjera në të cilat Turqia dhe Rusia – deri më tani – kanë mbajtur pikëpamje të ndryshme, nëse jo kontradiktore.
Një çështje e rëndësishme, e cila u diskutua në takimin e të martës në Soçi, është Siria, ku Rusia ka dhënë mbështetje të rëndësishme ushtarake dhe diplomatike ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad.Turqia, nga ana tjetër, ka mbështetur rebelët që duan të rrëzojnë Assadin dhe janë të përfshirë në disa fushata ushtarake në territorin sirian.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë u përkeqësuan pasi avionët turq rrëzuan një avion luftarak rus pranë kufirit sirian në nëntor 2015.Megjithatë, Putini dhe Erdogani kanë ndërmarrë hapa për të ndrequr mosmarrëveshjet e tyre që nga ajo kohë.Pas takimit në Soçi, Putin u tha mediave se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin kthyer në “nivelet e para krizës”.
“Kanë lindur bazat për zgjidhje politike në Siri,” shtoi Erdogan, edhe pse detajet e një marrëveshje të tillë të re mbeten ende të panjohura.Sipas Has, marrëdhëniet Turqi-Rusi mbeten “të brishta” për shkak të interesave të tyre të kundërta në Siri dhe gjetkë.
“Duket absurde që brenda një kohe të shkurtër Moska do të furnizojë me S-400 me një vend anëtar të NATO-s, Turqinë, me të cilën ka marrëdhënie të trazuara që fillojnë nga tregtia bilaterale dhe Krimea dhe deri te kriza siriane dhe problemit kurd,” tha ai.
“Të dy palët kanë ende mosmarrëveshje. Dhe të gjitha këto çështje mbeten ende për t’u zgjidhur,” shtoi Has.Has tha gjithashtu se ishte e çuditshme që Rusia do të furnizonte Turqinë me sisteme S-400 kur vende si Siria, Irani dhe Armenia, që janë më pranë Rusisë dhe janë armiq të Turqisë, kanë vetëm sistemet S-300 të nivelit më të ulët.
“Nuk do të jetë një detyrë e lehtë për Rusinë që të ofrojë një sistem më të përparuar në krahasim me 300-tët për një vend anëtar të NATO-s, vetëm nëse Ankaraja i paraqet Moskës një “plan daljeje” nga aleanca e Atlantikut të Veriut, ose të paktën një “hartë” të dobësimit të marrëdhënieve me kampin ushtarak perëndimor,” shpjegoi ai.
Rivendosja e marrëdhënieve miqësore do të ketë efekte në Ballkan“Nga këndvështrimi i Moskës, nëse Turqia dhe Rusia mund të bashkëpunojnë për çështje të tjera – çështja siriane është në krye – është e mundur që në vitet e ardhshme ne do të diskutojmë një ndryshim historik gjeopolitik në orientimin e politikës së jashtme të Turqisë,” tha Has.
“Në këtë kuptim, S-400 mund të jetë vetëm një” pjesë e dukshme e ajsbergut” në këtë rivendosje të re të marrëdhënieve miqësore midis Turqisë dhe Rusisë dhe, në mënyrë paralele, një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e përkeqësuara të Ankarasë me NATO-n”.
“Përkeqësimi i marrëdhënieve me aleancën perëndimore dhe rivendosja e marrëdhënieve miqësore me Moskën me siguri, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, do të kenë ndikim në Ballkan,” vazhdoi ai.Si ndikimi rus ashtu edhe ai turk po rriten në Ballkan, pjesërisht për shkak të një dobësimi gradual të pozitës të SHBA-së dhe BE-së në rajon gjatë viteve të fundit.
“Nuk është sekret që Ankaraja ka një ndikim tek myslimanët e rajonit dhe po rrit volumin e tregtisë së saj dhe bashkëpunimin me vendet e tjera,” tha një ekspert turk për Ballkanin, duke folur në kushte anonimiteti.“Nga ana tjetër, Rusia është një rivale e përjetshme e Perëndimit në Ballkan me rrënjët e saj sllave dhe ortodokse.
Të dy vendet po përpiqen të jenë më të fuqishëm në rajon dhe mund të përpiqen të zëvendësojnë BE-në dhe SHBA-në në rajon, nëse ata vendosin të punojnë së bashku,” shtoi ai.
Ai shpjegoi se, për shkak të problemeve të shumta që lindin tani midis Perëndimit dhe Turqisë, ndasitë midis Rusisë dhe Perëndimit për rajonin dhe rënien e pushtetit të BE-së, një bashkëpunim i tillë duket më i mundur tani sesa kurrë më parë.
Nëse Rusia dhe Turqia ishin të gatshme të uleshin në një tavolinë dhe të diskutonin situatën në Siri, gjetja e qëndrimeve dhe interesave të përbashkëta në Ballkan do të jetë edhe më e lehtë, parashikoi ai.Has ishte dakord me këtë.
“Rivendosja e marrëdhënieve të mira midis Ankarasë dhe Moskës mund t’i sigurojë Rusisë një “mjet energjie” me më shumë influencë në politikën e saj të jashtme në Ballkan dhe realizimi i projekteve energjetike të Kremlinit mund të përshpejtohet gjithashtu.
Depërtimi rus në infrastrukturën kritike të energjisë në vendet e Ballkanit mund të fitojë një shtysë të re me një çarje në marrëdhëniet Turqi-NATO,” tha Has.Ai përfundoi: “Moska ka gjithashtu gjasa të përpiqet të ndryshojë politikën e Turqisë për Kosovën dhe të përdorë “fuqinë e butë” të Turqisë për komunitetet myslimane në rajonin e Ballkanit në favor të saj dhe anasjelltas.”/BIRN
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...