Rusia: Infrastruktura e NATO-s, kyçe në përgjigjen ndaj Finlandës dhe Suedisë
Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 14 May 2022
Me Finlandën dhe Suedinë që duket se janë të gatshme të aplikojnë për anëtarësim në NATO, Rusia tha se përgjigja e saj ndaj anëtarësimit të shteteve nordike në këtë aleancë ushtarake perëndimore do të varet nga lloji i infrastrukturës ushtarake që NATO do të vendosë në territorin e këtyre shteteve.
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Grushko, u tha gazetarëve në Moskë më 14 maj, se pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kërkonte një ndryshim strategjik dhe se Kremlini do të ndërmarrte “masa adekuate” për t’iu përgjigjur këtij zhvillimi, nëse forcat bërthamore të NATO-s do të afroheshin më pranë kufijve të Rusisë.
Grushko shtoi se Rusia nuk ka qëllime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë, ku mbështetja në shtetet tradicionalisht neutrale është rritur pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në Shkurt. Rusia ka përmendur ambiciet e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s si një prej arsyeve kryesore për nisjen e luftës.
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, gjatë kësaj jave mbështeti anëtarësimin në NATO “pa vonesa”, duke thënë se një gjë e tillë do të forconte sigurinë e shtetit, i cili ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë.
Partia udhëheqëse, Partia Social-Demokrate, pritet që më 14 maj të njoftojë për mbështetjen për t’iu bashkuar NATO-s, një lëvizje që i hapë rrugën aplikimit për anëtarësim në ditët e ardhshme.
Qeveria suedeze po ashtu ka prezantuar planet për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe po ashtu pritet të njoftojë për këtë gjë së shpejti.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s, duke filluar nga 14 maji, do të zhvillojnë takime dyditore në Berlin, dhe do të diskutojnë edhe për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës.
Shumë anëtarë të NATO-s veçse kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës./REL
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...