Lajme

Rusia i kërkoi armë për luftën në Ukrainë? Vjen reagimi i parë nga Kina

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 14 March 2022

Kina tha se nuk iu kërkua nga Rusia pajisje ushtarake apo ndihmë tjetër për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN të dielën se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, përfshirë dronët, si dhe ndihmë ekonomike për pushtimin e saj të paprovokuar.

Siç raporton CNN, duke folur të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Zhao Lijian tha në një konferencë për shtyp se SHBA-ja “po shpërndante dezinformata”.

-Advertisement-

“Kohët e fundit, palës amerikane i ka shpërndarë dezinformata kundër Kinës për çështjen e Ukrainës me qëllime të liga. Pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë, dhe ne kemi luajtur një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes. Është e domosdoshme që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të qetësojnë tensionin, në vend që t’i hedhin benzinë zjarrit; është e rëndësishme të shtyhet për një zgjidhje diplomatike, në vend që të përshkallëzohet më tej situata”, tha Lijian kur u pyet për kërkesën ruse për ndihmë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera