Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 01 April 2023
Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka filluar rekrutimi i rregullt pranveror i ushtarëve të rinj, sipas raportimeve të mediumit rus RBK.
Vladimir Tsimlyansky, kundëradmiral i Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se këtë herë janë thirrur 147 mijë nga gjithsej 700 mijë personat që ishin të kualifikuar. Kjo fushatë do të zgjasë deri më 15 korrik.
Por, ai ka theksuar se asnjëri nga këta të rekrutuar nuk do të shkonte për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.
Burrat rusë të moshës nga 18 deri në 27 vjeç duhet ta kryejnë të paktën një vit në shërbim ushtarak.
Tsimlyansky tha të premten se thirrjet nga zyrat ushtarake të distriktit do të dërgoheshin për herë të parë edhe në formë elektronike.
Njoftimet tradicionalisht shpërndaheshin me postë dhe do të vazhdojnë të shpërndahen në ato raste ku dorëzimi elektronik nuk është i mundur.
Në 13 muaj që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën në Ukrainë, forcat ruse kanë pësuar, siç thonë zyrtarët perëndimorë, viktima në përmasa “katastrofale”. Sipas vlerësimeve të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, numri i ushtarëve të vrarë apo të plagosur është afër 200.000.
Sa i përket Ukrainës, që në mënyrë strikte ka mbajtur të fshehur numrin e humbjeve, Kievi mund të ketë regjistruar të paktën 120.000 viktima, ka raportuar Washington Post.
Por, Rusia e përballur me dështime të vazhdueshme në fushëbetejë, qe dy herë është duke zhvilluar fushata për rekrutimin e burrave për të luftuar.
Në shtatorin e vitit 2022, Putin tronditi shumë rusë kur njoftoi për mobilizimin e rezervistëve dhe ushtarakëve të tjerë, duke synuar mobilizimin e 300.000 personave.
Të paktën 42 rajone të shtetit tani po thërrasin burrat që janë në moshë për luftë, sipas avokatit për të drejtat e njeriut, Pavel Chikov./REL

Të tjera
-
Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat
Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krim...
-
Situata në veri, Lajçak e Escobar nesër vizitojnë Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave
Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e q...
-
Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Mur...
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...
-
47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër
Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti ...
-
Kusari-Lila: Themelimi i Asociacionit veç sipas Kushtetutës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me min...
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...
-
Presidentja e Indisë do ta vizitojë Serbinë: S’e njohim Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu, të mërkurën (07.06.2023) pritet ta vizi...
-
Moti sot: Me diell dhe vranësira
Gjatës pjesës të ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell, por pastaj...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...