Lajme

Rusia e studion propozimin e ri amerikan për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 27 January 2018

Sugjerimet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e një misioni të Kombeve të Bashkuara në pjesën lindore të Ukrainës, që është përfshirë nga lufta, duket se është i zbatushëm dhe Rusia do ta studioj atë me kujdes, është cituar nga mediat ruse, këshilltari i Kremlinit, Vladislav Surkov, pas takimit me kolegun amerikan, Kurt Volker.

Surkov dhe Volker janë takuar dje në Dubai.Volker deri tash nuk ka bërë komente për këtë takim, por është paralajmëruar se do ta ketë një bisedë telefonike me media për ditën e hënë.

Prej prillit të vitit 2014, nga lufta ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, të cilët i kanë nën kontroll pjesë të rajoneve lindore, Luhansk dhe Donjeck, janë vrarë më se 10,300 vetë.

-Advertisement-

Marrëveshjet e armëpushimt të shpallura si pjesë e Marrëveshjeve të Minskut, pajtueshmëritë e shtatorit të vitit 2014 dhe shkurt të vitit 2015 për zgjidhje të konfliktit, kanë dështuar të respektohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera