Rusia e shpall grup terrorist regjimentin Azov të Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 02 August 2022
Gjykata Supreme ruse të martën e ka shpallur organizatë terroriste regjimentin Azov të Ukrainës dhe ka vendosur që ky regjiment të ndalohet në Rusi. Ky vendim mund të ekspozojë ndaj akuzave për terrorizëm të burgosurit ukrainas të luftës që mbahen nga Moska.
Regjimenti Azov, që ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e qytetit ukrainas të Mariupolit, vazhdimisht është portretizuar nga zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore ruse si formacion nazist, duke e akuzuar për kryerjen e mizorive ndaj civilëve ukrainas. Deri më tani nuk është prezantuar asnjë dëshmi për të mbështetur këto pretendime.
Regjimenti Azov është një njësi brenda Gardës Kombëtare të Ukrainës. Regjimenti doli nga një grup i krijuar më 2014, i quajtur Batalioni Azov që ishte një prej shumë brigadave të vullnetarëve që u formuan për të luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.
Fillimisht batalionit Azov iu bashkuan luftëtarë nga qarqet e ekstremit të djathtë dhe u kritikuan për taktikat që përdornin. Anëtarët aktualë hedhin poshtë akuzat për nacionalizëm dhe radikalizëm.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë në muajin maj kishte kërkuar që ky regjimet të shpallej organizatë terroriste.
Dhjetëra luftëtarë të Azovit janë të burgosur nga Moska. Autoritetet ruse kanë iniciuar dhjetëra raste penale ndaj tyre, duke i akuzuar për vrasjen e civilëve.
Javën e kaluar, dhjetëra të burgosur të luftës të Ukrainës u vranë pasi qendra e ndalimit ku po mbaheshin u godit nga sulmet ajrore.
Qendra e ndalimit që u sulmua gjendet në Olenivka, në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në Ukrainë.
Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza për sulmin, teksa Kievi ka thënë se Rusia sulmoi këtë qendër për të fshehur provat e torturimit të të burgosurve të luftës./REL
Të tjera
-
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do merren në pyetje nga mbrojtja
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK...
-
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës Serbe
Paneli Zgjedhori për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e ...
-
77-shi i PDK-së Shahin Dervishaj viziton një biznes në Vushtrri, pritet ngrohtë nga punëtorët dhe pronari
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Mbrojtja pa shkresa të lëndës, dështon të nisë gjykimi ndaj pesë të akuzuarve për krimẹ lụfte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte ka dështuar të nisë gjykimi...
-
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafirmohet përkushtimi ynë për demokracinë
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim Misionin e BE...
-
Në nderim të ish-presidentit Carter, flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë në Ambasadën në Washington
Flamuri i Kosovës në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Washington është ulu...
-
Maliqi për urdhrin e Biden për Ballkanin Perëndimor: Vështirë të bëhet plani për sanksione, para fundit të mandatit
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas plotësimit të Urdhër...
-
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Llapushnik, ku ësh...
-
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lan...
-
Vazhdon fushata informuese për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile
Ministria e Punëve të Brendshme pas miratimit të vendimit për regjistrimin e ...
-
Vajza e mbyllur në banesë në Tiranë s’hapte derën, momenti kur polici futet nga ballkoni
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të enjte në Tiranë, konkretish...
-
Prọtestọjnë banorët e fshatit Dumnicë të Vushtrrisë, kërkojnë rreth-rrotullim në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë
Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme të Komunës së Vushtrrisë kanë protestuar ...