Lajme

Rusia e miraton pa testim masiv vaksinën e dytë kundër koronavirusit, bota këqyr seri

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 15 October 2020

Autoritetet ruse e kanë miratuar përdorimin e vaksinës së dytë kundër koronavirusit, pavarësisht se ajo nuk i është nënshtruar testimit masiv.

Vaksina e quajtur “EpiVacCorona” deri më tani është testuar vetëm në 100 vullnetarë në fazën e hershme. Kjo gjë ndodhi vetëm rreth dy javë më parë, shkruan Daily Mail.
Shkencëtarët kanë refuzuar t’i publikojnë rezultatet e testimit, por pretendojnë se vaksina është e sigurt dhe ka shkaktuar reagim të sistemit imunitar që do të mund të ofronte mbrojtje nga virusi deri në gjashtë muaj.

Lajmin për miratimin e vaksinës së dytë e dha personalisht presidenti rus, Vladimir Putin, përmes një fjalimi të transmetuar në televizion. Ai tha se në mesin e personave që e kanë marrë vaksinën e re janë zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova dhe kryetarja e institutit për sigurinë e konsumatorëve, Anna Popova.

-Advertisement-

“Tash duhet ta rrisim prodhimin e vaksinës së parë dhe vaksinës së dytë”, tha kreu i Federatës Ruse, duke shtuar se prioritet do të jetë furnizimi i tregut rus.

Lajmi për miratimin e kësaj vaksine erdhi dy muaj pasi Rusia e miratoi vaksinën e parë, të quajtur “Sputnik V”, e cila gjithashtu nuk është testuar në mënyrë masive, duke ngjallur dyshime tek ekspertët botërorë për efikasitetin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera