Rusia do t’i pajisë nëndetëset e reja bërthamore me raketa hipersonike
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 14 August 2023
Rusia është në proces të pajisjes së nëndetëseve të reja bërthamore me raketa hipersonike, Zircon, ka thënë të hënën shefi i ndërtuesit më të madh të anijeve të Rusisë, Alexei Rakhmanov.
Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, RIA, Rakhmanov tha: “Nëndetëset bërthamore shumëqëllimshe të projektit Yasen-M do të pajisen me sistemin e raketave Zircon në baza të rregullta”.
“Puna në këtë drejtim ka nisur tashmë”, theksoi Rakhmanov, shefi ekzekutiv i United Shipbuilding Corportation.
Nëndetëset e klasit Yasen, të njohura edhe si Project 885M, janë nëndetëse lundëruese bërthamore të pajisura me raketa, që u ndërtuan për t’i zëvendësuar nëndetëset bërthamore sulmuese të epokës sovjetike, si pjesë e një programi për ta modernizuar ushtrinë dhe flotën detare.
Raketat hipersonike me bazë detare, Zircon, kanë një rreze veprimi prej 900 kilometrash, dhe mund të udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, gjë që e bën të vështirë të mbrohesh ndaj tyre.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në fillim të këtij viti se Rusia do ta fillojë furnizimin masiv me raketa Zircon, në kuadër të përpjekjeve të vendit për t’i përforcuar forcat bërthamore.
Fregata ruse, Admiral Gorshkov, e cila i ka testuar aftësitë gjuajtëse në perëndim të Oqeanit Atlantik në fillim të këtij viti, është pajisur tashmë me raketa Zircon./rel
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...