Lajme

Rusia dëbon ambasadorin e Letonisë në Moskë

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 28 January 2023

Ministria e Punëve të Jashtme ruse i ka përcjellë ambasadorit të Letonisë në Moskë një kërkesë për t’u larguar nga vendi.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme thuhet se vendimi u mor pasi Letonia vendosi të ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Duke theksuar se Letonia e mori këtë vendim me arsyetimin e “solidaritetit” me vendet e tjera baltike dhe kjo arsye nuk pranohet nga Rusia, ministria tha se ky solidaritet nënkupton ndërmarrjen e hapave armiqësorë kundër Rusisë dhe të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Në deklaratë u theksua se e gjithë përgjegjësia për situatën aktuale i takon qeverisë letone.

“Ambasadorit të Letonisë në Moskë Maris Riekstins iu kërkua të largohet nga Rusia brenda dy javësh. Lëvizjet provokuese të autoriteteve letone për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike do të kenë pasoja”, thuhet në deklaratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera