Lajme

Rusia dëbohet zyrtarisht nga Këshilli i Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 16 March 2022

Këshilli i Evropës e ka dëbuar zyrtarisht Rusinë nga organi më kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent – për shkak të pushtimit dhe luftës së saj në Ukrainë.

Në një deklaratë, Këshilli tha se, “Federata Ruse nuk është më anëtare e Këshillit të Evropës duke filluar nga sot, kjo pas 26 vitesh anëtarësim”.

Vendimi vjen një ditë pasi Rusia parandaloi përjashtimin e pritshëm duke u tërhequr nga Këshilli, institucioni që hartoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

-Advertisement-

Masa ka pasoja konkrete.

Konventa për të drejtat e njeriut do të pushojë së zbatuari për Rusinë dhe rusët nuk do të mund të apelojnë më në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër qeverisë së tyre./Albanian Post/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera