Rusia bombardon në Ukrainë nga një tjetër shtet
Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 28 July 2022
Ofensiva e Ukrainës për të rimarrë kontrollin mbi qytetin e pushtuar Kherson, është në një moment të mirë. Këtë e konfirmojnë disa burime nga ushtritë perëndimore për mediat ndërkombëtare.
Ura kryesore e qytetit Kherson është tani jashtë funksionit, pasi forcat e Kievit e goditën atë me raketa me rreze të gjatë, armë të marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarë të mbrojtjes britanike thanë për BBC se Ukraina ka një plan të qartë për të rihyrë në Kherson, qytetin në perëndim të lumit Dnipro, i pari që ra në duart e ushtrisë ruse, pas nisjes së luftës.
Nga ana tjetër, Moska ka vijuar me planin e saj për të pajisur me pasaporta të Rusisë banorët e këtij qyteti dhe dorëzoi disa prej tyre.
Sakaq, në këtë luftë duket se po përfshihet dhe një shtet tjetër. Ushtria ukrainase njoftoi se gjatë mëngjesit të së enjtes, mbi 20 raketa janë lëshuar nga territori i Bjellorusisë, 9 prej të cilave goditën një zonë në rajonin Chernihiv. Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin Kiev. Me gjithë rezistencën e ushtrisë ukrainase, trupat ruse morën kontrollin e impiantit të dytë më të madh energjetik të vendit, në atë që po konsiderohet arritje e vogël taktike në Donjeck./A2CNN/
Të tjera
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...