Lajme

Rusi: Shqyrtohet përgjigjja ndaj përzënies së diplomatëve nga SHBA-të

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 11 July 2017

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Moska po i shqyrton masat kundër Shteteve të Bashkuara në përgjigjje të vendimit të atëhershëm të presidentit amerikan, Barack Obama, për përzënien e 35 diplomatëve rusë dhe mbylljes së komplekseve të kontrolluara nga qeveria ruse, në dhjetor të vitit të kaluar.

Mëtutje, duke folur sot në Majerbah të Austrisë, zoti Lavrov tha se “ne tash po mendojmë për hapa konkret”, por nuk ka elaboruar më tepër.

Aksionet e Uashingtonit ai i ka përshkruar si “shokuese” dhe i kritikoi Shtetet e Bashkuara se e kanë krijuar “një situatë të rëndë”.

-Advertisement-

Ish-presidenti Obama pat imponuar sanksione, pasi zyrtarë të inteligjencës ameriane kishin përcaktuar se Rusia kishte synuar ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane, për t’i ndihmuar kandidatit republikan, Donald Trunp.

Por Rusia i ka hedhur poshtë akuzat për çfarëdo përzierje në zgjedhjet amerikane.

Në atë kohë, Donald Trump e pat lavdëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për përmbajtje duke mos ndërmarrrë masa reciproke.

E përditshmja moskovite, Izvestia, duke cituar një burim të paemëruar të Ministrisë së jashtme të Rusisë,sot ka raportuar se Moska po e shqyrton vendimin për përzënien e afro 30 diplomatëve amerikanë dhe konfiskimin e ndonjë “prone amerikane” në Rusi.

Kjo gazetë, po ashtu, ka shkruar se Kremlini është i pakënaqur se çështja ka mbetur e pazgjidhur edhe pas takimit të presidentit rus, Vladimir Putin, me presidentin amerikan, Donald Trump, më 7 korrik në Gjermani, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të zhvilluara industrialisht në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera