Lajme

Rusi – Protesta në ditëlindjen e Putin, qindra të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 08 October 2017

Qindra rusë kanë organizuar protesta në ditëlindjen e Presidentit Vladimir Putin, duke kërkuar që kundërshtari i tij Aleksei Navalni të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2018. Protestuesit në disa qytete janë përplasur me policinë, gjë që ka çuar edhe në arrestimin e shumë prej tyre. Navalni është një kritik i njohur i presidentit Putin.

Më shumë se 250 persona janë arrestuar teksa mbështetës të liderit opozitar Alexei Navalny, mbajtën protesta të pautorizuara në rreth 80 qytete përqark Rusisë.

Demonstruesit kërkuan që Navalny të lejohet të kandidojë zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

-Advertisement-

Përplasje dhe dhjetëra arrestime u raportuan në qytetin e Shën Peterburgut, ku është zhvilluar edhe protesta kryesore. Tubimet koinçiduan edhe me ditëlindjen e 65-të të presidentit Vladimir Putin.

Navalny aktualisht po shërben një dënim 20-ditor në burg për shkak të shkeljes së vazhdueshme të ligjiit me organizimin e takimeve publike. Vetëm gjatë këtij viti, Navalny është arrestuar tre herë.

Sipas autoriteteve zgjedhore në Rusi, ai nuk mund të kandidojë në votimin presidencial të marsit për shkak të një tjetër dënimi të tij të pezulluar.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar liderin opozitar që udhëtojë përqark Rusisë muajt e fundit, në përpjekje për të forcuar fushatën e tij zgjedhore të improvizuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera