Sport

“Rusi 2018”, Messi kërkon Higuainin tek Argjentina

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 07 December 2017

Gonzalo Higuain ka dikë që e mbështet për t’u bërë sërish pjesë e përfaqësueses argjentinase, e për të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë.

Bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës nënkampione të botës, Lionel Messi.

“Gonzalo po i vuan kritikat e shumta dhe ne kemi folur disa herë për këtë, – deklaroi Messi. – Koha që qëndroi larg kombëtares i ka bërë mirë, pasi e ndihmoi atë të shohë gjërat në një mënyrë tjetër. Por në Botëror ai duhet të jetë, sepse është shumë i rëndësishëm për ne, është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe këtë ai e tregon gjithnjë. Me të në skuadër mund të na rriten mundësitë, pasi në Kupën e Botës ka skuadra më të mira sesa Argjentina, si Brazili, Gjermania, Franca dhe Spanja”.

-Advertisement-

Argjentina ka humbur 3 finale, atë të Botërorit 2014 dhe dy të Kupës së Amerikës në vitet 2015 e 2016, e për këtë arsye Messi shpreson se në Rusi përfaqësuesja e tij do të fitojë.

“Kur i mendoj finalet e humbura them se meritonim të fitonim të paktën dy prej tyre. Rusia është mundësia e fundit për këtë brez futbollistësh për të triumfuar. Edhe njerëzit besojnë, pavarësisht sesi shkuan gjërat gjatë kualifikueseve”, deklaroi Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera