Lajme

Rusët vranë dy punëtorët e kopshtit zoologjik që qëndruan për t’i ushqyer kafshët

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 20 April 2022

Dy punëtorë të kopshtit zoologjik në Kharkiv të Ukrainës, që qëndruan për t’u kujdesur për kafshët pëkundër granatimeve të rënda nga forcat ruse, janë gjetur të vdekur, siç tha kopshti në një deklaratë.

Kopshti zoologjik “The Feldman Ecopark” ka thënë se konfirmimin për vdekjen e tyre e ka pranuar të hënën se punëtorët janë qëlluar dhe u vranë nga ushtarët rusë, si dhe u gjetën të barrikaduar në një dhomë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Nuk është e qartë se kur vdiqën punëtorët në komunikatën e lëshuar të kopshtit, por ata u zhdukën që në fillimit të marsit.

-Advertisement-

Shumë kafshë janë evakuuar gjatë bombardimeve, tha kopshti, përfshirë luanë, jaguarë, dhelpra dhe hiena.

Dy punëtorët qëndruan për t’i ushqyer kafshët e mbetura. Kur pjesa tjetër e stafit u kthye në park më 7 mars, dy punëtorët ishin zhdukur.

“Stafi i kërkoi ata dhe i informoi forcat e rendit”, tha kopshti.

Në Kharkiv ka pasë luftime intensive dhe sulme që nga fillimi i pushtimit rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera