“Rusët po na marrin fëmijët”, Zelensky jep alarmin: Mbi 200 mijë të deportuar në Rusi
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 02 June 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky jep alarmin për një tjetër politikë kriminale që Rusia po ndjek ndaj vendit të tij. në mesazhin më të fundit, kreu i shtetit ukrainas denoncon rrëmbimin e fëmijëve ukrainas nga forcat ruse. Sipas Zelenskyt, mbi 200 mijë të mitur janë deportuar deri tani në vendin fqinj.
“Rusia ka marrë me forcë si të rriturit ashtu dhe fëmijët, është një nga krimet më të tmerrshme të luftës. Në total mbi 200 mijë fëmijë ukrainas janë deportuar deri më tani. Shumë janë jetimë të marrë nga jetimoret. Por ka edhe prej atyre që ishin me prindër apo nga prindërit e shkurorëzuar.” tha Zelensky’.
Sipas presidentit ukrainas, shteti rus këta njerëz po i shpërndan në territore të ndryshme të Rusisë – në veçanti në ato të largëta.
“Kjo politikë e qëllimshme kriminale nuk është vetëm vjedhja e njerëzve, por edhe që t’i bëjë këta ukrainas të harrojnë dhe të mos munden më të rikthehen në vendin e tyre” tha Zelensky.
Forcat ruse sakaq janë shumë afër që të marrin kontrollin e qytetit kyç ukrainas, Severodonjeck, pas disa ditësh luftimesh të ashpra me mbrojtësit ukrainas, teksa Uashingtoni ka paralajmëruar se konflikti mund të zgjasë edhe për shumë muaj të tjerë.
Britania ndërkaq i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë duke njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të avancuara të armëve, në mënyrë që Kievi të mbrojë veten ndaj forcave ruse.
Në qytetin industrial të Severodonjeckut, që është bërë caku kryesor i Moskës në ofensivën e saj në lindje të Ukrainës, kreu i administratës ushtrake, Sehiy Hayday, tha se 80 për qind e qytetit tani është nën kontrollin rus.
Të tjera
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...