Lajme

Rusët nuk kursejnë as kishat, pamje nga sulmet ruse tek “Kisha e Shën Gjergjit” në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 07 March 2022

Kisha e njohur si “Kisha e Shën Gjergjit” në Zavorychi të Ukrainës ishte krejtësisht në zjarr gjatë ditës së sotme.

Kjo është bërë e ditur edhe përmes disa video-ve të publikuara, pas një sulmi të ushtrisë ruse.

Në videot e kishës shihet se çatia me muet blu ishin krejtësisht në flakë.

-Advertisement-

“Ata kanë sulmuar kishën tonë, djem mos hyni atje”, dëgjohet teksa fletë një burrë në video.

“Ata kanë shkuar dhe kanë goditur kishën tonë. Bota ruse. Kjo është bota ruse”, thuhet në një video tjetër, transmeton lajmi.net.

Në faqen e tyre të internetit, Kisha Ortodokse e Ukrainës ka konfirmuar se kishte zjarr, duke thënë se famullitarët raportuan se ajo ishte goditur nga sulmet ushtarake ruse.

Kurse kryeprifti nga Kisha e Shën Gjergjit, Petro Kotyuk tha se kisha ishte goditur nga një predhë dhe se trupat ruse qëlluan edhe nëpër shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera