Rusët nuk kanë shanse, kryeministri slloven Jansa rrëfen çfarë pa në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 18 March 2022
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, ka folur për mediat sllovene pas kthimit nga Ukraina. Ai ka treguar për situatën ne Kiev dhe ka thënë se në bazë të asaj që ka parë, ushtria ruse s’do të mund ta pushtojë kurrë kryeqytetin ukrainas, shkruan jutarjni.hr, transmeton Express.
Duke folur për televizionin slloven, Jansa tha se vizita e tij bashkë me kryeministrin polak Mateusz Moraëiecki dhe atë çek Petr Fiala, ishte inkurajuese për udhëheqjen ukrainase
Sipas tij, sulmet në qendër të Kievit janë relativisht të rralla dhe qyteti nuk është i rrethuar.
“Kiev po sulmohet nga lindja dhe perëndimi, por forcat që sulmojnë qytetin janë shumë të dobëta për ta pushtuar atë. Ushtria ruse nuk do ta pushtojë kurrë Kievin”, tha kryeministri slloven.
Sipas Jansas, mund të ketë shumë krahasime midis agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe agresionit të Ushtrisë Popullore Jugosllave kundër Sllovenisë.
“Sa i përket ideologjisë, moralit, gatishmërisë për të sakrifikuar jetën për këtë konflikt ushtarak, është shumë e ngjashme me kohën kur sulmuan Slloveninë. Rekrutët rusë që janë robër lufte në Ukrainë flasin në mënyrë të ngjashme për NATO-n. Ata besojnë se janë në konflikt me agresorin, me NATO-n dhe jo me popullin vëllazëror”.
Jansa u shpreh i bindur se morali është i ulët edhe në fushat e betejës, sepse ushtria ruse nuk ka bërë përparim të dukshëm javën e fundit.
Ndërkaq, Jansa tha se presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky e ka takuar në katin e parë të Pallatit Presidencial, jo në bodrum, por me masa të rrepta siguri. Ai shtoi se kryeqyteti ukrainas nuk do të dorëzohet.
Tre kryeministrat u takuan edhe me ministra të tjerë për propozimet për një marrëveshje paqeje.
Të tjera
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...