Auto&Tech

Rusët modifikojnë Mercedes-AMG G63-shin

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 20 May 2019

Ashtu edhe siç mund të pritej, kompania e njohur ruse TopCar ka modifikuar versionin më të ri të modeli G63 të Mercedes-AMG-së.

Tani, ky G63 ka aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit, rrotat e reja 22-inç si dhe gypat e reja të sistemit të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net.

Modeli në foto, ndër të tjera, vjen edhe me disa elemente nga fibra të karbonit, duke përfshirë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësit anësor të zgjeruar, pragjet, kofanon, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati.

-Advertisement-

Gjithashtu, TopCar për këtë Mercedes-AMG G63 ka zgjedhur edhe dritat LED, eksterier me ngjyrë të zezë mat, rrotat me ngjyrë të zezë po ashtu, si dhe logon “TopCar” në maskën e përparme dhe mbështjellësin e rrotës rezervë.

Të gjitha këto, kushtojnë 45.000 dollarë dhe sa i përket motorit të këtij modeli, 4.0-litër V8 Bi-Turbo, ende vazhdon të jetë me kapacitet prej 430 kW/585 kuajfuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera