Lajme

Rusët me pankarta përkrahin targat ilegale serbe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 11 August 2022

Në një video që po qarkullon në rrjetin social Twitter, për të cilën thuhet se është realizuar në Rusi, dëshmohet edhe njëherë bashkëpunimi ruso-serb kur bëhet fjalë angazhimi kundër Kosovës.

Në këtë video, shihen disa të rinj, me pankartën e targave ilegale të Mitrovicës “KM”, e cila u përdor si fletushka ngjitëse ditët e fundit në komunat veriore të Kosovës dhe gjersa mbajnë pankartën në duar, ata brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”.

-Advertisement-

Fletushka ngjitëse, e cila u shndërrua në pankartë në Rusi, është disenjuar nga serbët e Kosovës, të cilët kundërshtojnë implementimin e unifikimit të targave të Republikës së Kosovës.

Përveç marrëdhënieve të mira në mes të Moskës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, ndikimi rus është rritur ndjeshëm edhe në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera