Lajme

Rusët kapin britanikun që luftonte për Ukrainën, ia publikojnë foton të rrahur brutalisht

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 15 April 2022

Aiden Aslin, një britanik i kapur nga forcat ruse ndërsa luftonte për Ukrainën, u fotografua në robëri dhe fotografia e tij u shpërnda nga një llogari pro-ruse në Telegram.

Përkatësisht, 27-vjeçari lufton për marinsat e Ukrainës që nga viti 2018. Një foto që u shfaq në Twitter e tregon atë me prerje në fytyrë dhe pranga në kyçet e dorës.

Aiden nga Newark në Nottinghamshire, i cili shërbeu në Brigadën e 39-të të Marinsave ukrainas dhe më parë kishte luftuar ISIS-in në Siri, tha se nuk u kishte mbetur asnjë alternativë tjetër.

“Besoj se është ai në foto. Ne vetëm duam që ai të trajtohet në përputhje me Konventat e Gjenevës”, tha nëna e tij Ang Wood për BBC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera