Lajme

Rusët ia vrasin burrin zëvendëskryeministres ukrainase

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 02 April 2022

Mes agresionit të vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë, zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe euroatlantik të Ukrainës, Olga Stefanyshyna, konfirmoi vdekjen e bashkëshortit të saj të enjten.

Sipas Stefanishyna, burri i saj, Bohdan Stefanyshyn, u vra në rajonin Chernihiv të Ukrainës derisa merrte pjesë në një mision të Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të shpëtuar njerëzit pranë qytetit të rrethuar të Chernihiv.

“Burri im i dashur, Bogdan, vdiq nga një predhë ruse më 30 mars afër Chernihiv, duke u përpjekur të shpëtojë njerëz. Unë do të jem me fëmijët tanë. Kam shumë dhimbje”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera