Sport

Rusët ia bëjnë “8 me 2” serbëve: Stadiumi juaj nuk i plotëson kriteret e UEFA-s

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 23 August 2017

Skuadra e Krasnodar apeloi në shtëpinë më të madhe europaine të futbollit UEFA, për gjendjen e dobët të fushës së Crvena Zvezdes, “Maracana”, shkruan IndeksOnline.

Rusët janë deklaruar se nuk duan të luajnë në atë fushë, e cila sipas tyre nuk i plotëson kriteret e UEFA-s.

Kjo ka nervozuar shumë analistë dhe tifozë të futbollit në Serbi. Madje ka ardhur edhe deri te komentet “Krasnodar, ju nuk jeni Manchester United”.

-Advertisement-

Ndoshta skuadra e Krasnodarit ka të drejtë, pasi në Serbi vetëm dy stadiume ai i Beogradit dhe Vojvodinës plotësojnë kriteret e UEFA-s.

Ndeshja e parë mes Crvena Zvezdas dhe Krasnodarit u mbyll me fitore të rusëve me rezultat 3-2, kurse ajo e kthimit zhvillohet të enjten më 24 gusht nga ora 21:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera