Sport

Rummenigge: Të lumtur me Coutinhon, për blerjen do të vendosim…

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 22 October 2019

Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho, po lë përshtypje shumë të mira te Bayerni i Mynihut, ku po luan i huazuar nga Barcelona.

Dëshmi për këtë janë fjalët e shefit ekzekutiv të klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, i cili në një intervistë me revistën prestigjioze “Kicker” rrëfeu se “Philippe është një lojtar me cilësi të madhe” dhe shtoi se “ai është një person shumë i sjellshëm dhe është integruar shumë mirë në klub.

Ne jemi shumë të lumtur me operacionin që kemi arritur të mbyllim”.
I pyetur nëse Bayerni po planifikon ta ushtrojë mundësinë e blerjes së brazilianit, të rënë dakord me Barcelonën, Rummenigge tha qartë se “ne do të vendosim kur të vijë koha”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera