Lajme

Rumania nis dy avionë ushtarakë për të sjellë çadra dimërore në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 01 December 2019

Rumania vazhdon ta mbështes Shqipërinë pas tmerrit që përjetuan nga tërmeti shqiptarët.

Këtë të diele është bërë e ditur se nga Bukureshti janë nisur dy avionë ushtarakë drejtë Shqipërisë, shkruan gazeta inFokus.

Këta avion do t’i sjellin çadra dimërore dhe pajisje të tjera shqiptarëve për t’i strehuar, pasi që banesat e tyre janë rrënuar nga tërmeti dhe kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Po ashtu qeveria rumune do të dërgojë një grup inxhinierësh për të bërë vlerësimin e ndërtesave.

Kujtojmë që tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë, la të vdekur 51 persona, deri sa qindra mbi 900 mbetën të lënduar./Gazeta inFokus/.

Të tjera