Lajme

Rumani: Kombibusi bie në lum, shtatë persona humbin jetën

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 05 April 2018

Në një aksident komunikacioni në verilindje të Rumanisë kanë vdekur nëntë punëtorë kur kombi i tyre ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum, bëjnë të ditur autoritetet rumune.

Policia ka bërë të ditur se vozitësi ka humbur kontrollin ndaj automjetit pasi siç besohet i është shpërthyer goma.

Shtatë prej tyre kanë mbetur të ngujuar në  kombibusin  në lum dhe pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve ata kanë vdekur.

-Advertisement-

Autoritetet bëjnë të ditur se njëri nga udhëtarët ka mbijetuar dhe gjendet në spital.

Autoritetet e Rumanisë njoftojnë se të gjithë udhëtarët kanë qenë punëtorë të pyllit të cilët para Pashkëve po ktheheshin në shtëpi. Sipas Asociated Press kombibusi nuk ishte i paraparë që të transportonte njerëz.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy