Fokus

Rukiqi: Të zvogëlohet varësia nga reminitencat

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 24 December 2018

Berat Rukiqi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës në Konferencën për medie të hënën tha se vitin që po vjen OEK do të fokusohet në zvogëlimin e varësisë nga reminitencat, për t’i dhënë mundësi më të madhe forcimit të sektorit privat për prodhim dhe të mund të llogaritet në resurse financiare të qëndrueshme.

“Rritja ekonomike na intereson por kur është e qëndrueshme pasi duhet të jetë e vazhdueshme, jo e përkohshme. Në fokus do ta kemi zvogëlimin e varësisë nga remitencat, promovimin e eksportit dhe të përkrahim investimet me resurse financiare të qëndrueshme” u shpreh Rukiqi.

Rukiqi po ashtu propozon që të ndahet një përqindje nga 400 milionët e dedikuar për skemën sociale, për të hapur vende të reja pune, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“400 milionë euro skema sociale nuk sigurojnë të ardhura. Më mirë do të ishte që 100 apo 150 milionë të shfrytëzohen për vende te punës, kështu do të kishim një resurs financiar të qëndrueshëm” u shpreh Rukiqi në konferencën e sotme për medie.

Berat Rukiqi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës në Konferencën për medie sot tha se do të fokusohet në zvogëlimin e reminitencave, për t’i dhënë mundësi më të madhe forcimit të sektorit privat për prodhim dhe të mund të llogaritet në resurse financiare të qëndrueshme.

“Rritja ekonomike na intereson por kur është e qëndrueshme pasi duhet të jetë e vazhdueshme, jo e përkohshëm. Në fokus do ta kemi zvogëlimin e varësisë nga remitencat, promovimin e eksportit dhe të përkrahim investimet me resurse financiare të qëndrueshme” u shpreh Rukiqi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera