Lajme

Rukiqi kërkon që sa më shpejtë të ndryshohet Ligji për festat zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 05 May 2021

Kreu i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka kërkuar që sa më parë të ndryshohet Ligji për festat zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.

Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka kuptim që brenda vitit të humben mbi 10 ditë punë, vetëm pse një festë zyrtare, qëllon të jetë në fundjavë.

“Uroj qe “vikendi” i sapoperfunduar te jete alarmi i fundit per çoroditjen qe e kemi ne kalendarin e festave zyrtare. Ligji per festat zyrtare duhet te ndryshoj sa me shpejt qe eshte e mundur. Nuk ka kuptim qe brenda vitit te humben mbi 10 dite pune, vetem pse nje feste zyrtare, qellon te jete ne fundjave”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera