Lajme

Rukiqi kërkon që me së largu në tetor të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 01 October 2020

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomik nuk bënë të ndryshohet në këtë kohë.

Kështu është shprehur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, shkruan Gazeta Infokus.

Tutje, ai tha se ky ligj është i rëndësishëm për të rritur efikasitetin ekonomik.

-Advertisement-

“Ligji nëse ndryshohet ai fiton një bazë që të implementohet vazhdimisht ajo dispozitë që vazhdimisht njerëzit kanë me i tërheqë mjetet e veta nga trusti pensional. Kjo qasje nuk besoj që është e duhura në këtë rast. Ne nuk kemi kohë që të bëjmë ndryshime të cilat mund të rregullohen ose mund të jenë më të mira por trajtimi që po i  bëhet kësaj teme e tejkalon këtë arsyeshmërinë për të pasur një ligj për rimëkëmbje i cili trajton të gjitha këto tema në një ligj të vetëm”, ka thënë ai për EO.

Sipas Rukqiit partito poltikë janë dukë lujtu ping-pong në dëm të interesave të qytetarëve dhe bizneseve.

Këtë e ka lidhur me inciativë që Partia Demokratike e Kosovë për ndryshimin e projkeligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

“Ka qenë një iniciativë ligjore e PDK-së që në fillim e cila atëherë ishte jashtëzakonisht e nevojshme dhe nuk u votua, prandaj ishte nevoja që Qeveria ta propozojë një ligj të rimëkëmbjes dhe prapë nuk po votohet. Është ka luhet ping-pongu në dëm të interesave të qytetarëve dhe bizneseve. Ky ping-pong mes partive politike nuk i kontribuon asaj se çka kemi nevojë tani”.

Rukiqi tha se projektligji aktual reflekton pothuajse të gjitha kërkesat e bizneseve, prandaj si i tillë ai thotë se duhet të votohet me qëllim që mjetet e ndara t’i kenë në dispozicion bizneset më së largu deri në muajin tetor.

Kuvendi i Kosovë në disa seanca radhazi nuk ka arritur që të votojë këtë projektligj, përderisa PDK-ja ka propozuar që të ndryshohet Ligji për Trustin./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera