Lajme

Rukiqi: KEDS po e shkel ligjin

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 02 March 2018

Këshilltari Strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi përmes një postimi në ‘facebook’ ka reaguar pas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, shkruan Infokusi.com

Rukiqi ka shkruar se KEDS po bënë shkelje ligjore pasi ka obligim të importojë energji në rast të mungesës.

Këshilltari Rukiqi ka shtuar se mungesa e bordit funksional të ZRRE-së është pasoje e mungesës së stabilitetit politik.

-Advertisement-

Ka një javë që rajone të ndryshme të Kosovës po përballet me reduktime të vazhdueshme të energjike elektrike. Ndërsa të premten këto reduktime janë shtuar pasi sipas KEDS ka rënë nga sistemi blloku B2 ndërsa KOSTT e ka urdhëruar KESCO që të fillojë me ndërprerje të energjisë elektrike.

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Rukiqit./INFOKUSI

‘KEDS po bën shkelje drastike. E ka obligim kontraktual dhe ligjor me importu energji, ne rastet kur ka mungese te energjisë te prodhuar ne Kosove. Në anën tjetër, absurditetet procedurale dhe mungesa e stabilitetit politik e kane lëne ZRRE-ne, pa Bord funksional. ZRRE e ka obligim ligjor te monitoron dhe detyron operatoret ne tregun energjetik për zbatim te përpiktë te licencës dhe dispozitave te Ligjit për Energji.’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera