Lajme

Rukiqi i kundërpërgjigjet zv.ministrit të Financave: 50 për qind e ekonomisë nuk ka funksionuar fare

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 18 May 2020

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i është kundërpërgjigjur zëvendësministrit të Financave të Kosovës, Agim Krasniqi pas deklaratave të këtij të fundit në debatin “Ekonomia në Fokus” se përfaqësuesit e biznesit po e paraqesin situatën më të rëndë se që është në të vërtetë.

Ai ka thënë se gjatë kohës së pandemisë 50 për qindë e ekonomisë në vend nuk ka funsksionuar fare dhe kështu janë shkaktuar dëme të mëdha tek bizneset.

Rukiqi ka shpjeguar se aktiviteti ditorë ekonomik para pandemisë ka qenë rreth 18 milionë euro dhe në supozimin se gjysma e ekonomisë ka qenë jashtë funksioni atëherë del se humbjet janë rreth 10 milionë euro.

-Advertisement-

Sipas tij, institucionet duhet të bëjnë kalkulime të sakta në mënyrë që pastaj edhe projeksionet për rimëkëmbje të jenë reale dhe të përgatitet një pako rimëkëmbëse që i ndihmonë sa më mirë që është e mundur bizneseve ta marrin veten pas pandemisë.

Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës kundërshton këtë alarm duke e relativizuar krizën e krijuar nga masat shtrënguese ku shumica e bizneseve në vend nuk kanë operuar fare.

Zëvendësministri i financave, Agim Krasniqi në debatin “Ekonomia në Fokus” , të Gazetës inFokus ka vlerësuar se të hyrat e bizneseve kanë rënë nga 5 deri në dhjetë për qind dhe se gjendja nuk është aq e rëndë sa e paraqesin përfaqësuesit e komunitetit të binzesit.

Sipas tij shifrat tregojnë një situatë krejtësisht thetër nga ajo cafrë kanë prezantuar kreu i Odës Ekonomike të Kosovës dhe ai i Odës Ekonomike Amerikane.

Derisa këta të fundit thonë se 90 për qind e bizneseve janë prekur nga pandemia dhe 40 për qind e tyre nuk kanë pasur aktivitet fare, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi vlerëson se kjo nuk është reale në këtë masë.

“Unë i kuptoj përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, megjithatë kur falism për numra ju kisha lut të jemi pak më të sakt. Ka zbritje të aktivitetit në pjesë më të madhe, por një pjesë e bizneseve ka zhvilluar aktivitet bukur të mirë”:, është shprehur Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera