Lajme

Rukiqi: Bizneset në gjendje më të vështirë që nga paslufta

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 14 October 2020

Gjendja e bizneseve në Kosovë është renduar për shkake të pandemisë.

Mandej në këtë gjendje nuk ka qenë që nga paslufta, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është shprehur, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një konference për medie.

-Advertisement-

Në këtë konferencë ai ka prezantuar të dhënat për konfidencën e bizneseve sa përket tremujorit të dytë të vitit 2020.

Rukiqi ka thënë se ky tremujor është më i vështirë për sektorin e bizneseve që nga paslufta.

“Nëse e shohim analizën për tremujorin e dytë të vitit 2020, është një nga gjendjet më të paknashme që nga koha kur ne e masin këtë dhe që nga paslufta”, tha ai
Ai tha se 80% e bizneseve kanë vlerësuar gjendje të pakënaqshme.

Gjithashtu tregon se pakënaqësia në krahasim me tremujorin e parë të vitit është 47% më e lartë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera