Lajme

Rugovasit ngriten sërish në këmbë kundër hidrocentraleve

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 25 February 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e komunitetit rugovas, të cilët ia kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se në takim u shpreh edhe interesimi i këtij komuniteti se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.

“Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera